Kjara Lubik

Meditime 

Kushtuar Pasquale Lubranos

 

ZOTI ESHTE DASHURI

Ja edhe zbulimi:

Zoti është dashuria, Zoti është Ati ynë.

Sytë tanë gjejnë një mënyrë të re për të parë.

Zoti është pas çdo gjëje që ka lidhje me ne.

E ndiejmë veten objekt të dashurisë së tij,

"jemi ngjitur në dorën e Zotit"

dhe asgjë s'lëviz pa dhënë ai pëlqimin.

Është një besim ky që të ngre peshë, të jep forcë.

Fokularinet e para aq shumë ishin kredhur në të,

sa nën kanosjen e vdekjes nga luft' e pamëshirshme,

patën shprehur gjithnjë dëshirën e tyre,

nëse do të vinte ora,

të varroseshin në një varr të vetëm

dhe të vendosnin përsipër si emër të vetin:

"Ne patëm besuar në dashurinë".

 

Back to top


Kjara Lubik – "Meditime" – Përktheu nga italishtja Çezar Kurti, Città Nuova Editrice, Italia, 1996.